TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se 5 qershori ka një arritje themelore pasi administrimi i zgjedhjeve do të bëhej nga mazhornca dhe opozita në mënyrë të barabratë.
"Në këmi bërë detyrën deri në fund në Këshillin Politik. Ai po bën ndryshime të njëanshme. Por nuk do ti bëjnë derman, zero derman Edi Ramës.
Duke shkelur ligjet e vendit, mos sot nesër do të japë llogari Edi Rama. Ai ka vetëm një hall: Nuk do përballje dhe pas 25 Prillit nuk do të jëtë më asgjekundi. Nuk do të ketë më makthe, do të çlirohet nga këto.
Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit.
Sot ky integrim ka vetëm një armik, ka vetëm një instrument politik, që është Rilindja, ka dhe të njëjtin person konstant në vite që shfaqet në momentin kur ky integrim duhet të ecë përpara, që ta pengojë me çdo kusht. Pra axhenda e e Edi Ramës është anti perëndim, anti NATO dhe është e drejtuar në një drejtim krejtësisht negativ, të pa njohur, drejt realiteteve informale, drejt informaliteteve të ngarkuara me pisllëk politik, por që janë e kundërta e asaj që shqiptarët kanë kërkuar, kërkojnë e për të cilën luftojnë", , tha Vasili.