TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike e cilëson si një pazar të ulët kandidimin i kryetarit të partisë në 4 qarqet të vendit. Oerd Bylykbashi tha në një konferencë për mediat se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet me lista të përbëra. Sipas Bylykbashit, kjo bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it.
“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh ne 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me liste të përberë duke mashtruar shqiptaret se do të hapte listat.
Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr2 te vitit 2009 te OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.
Ne atë kohe, ODIHR konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve te OSBE/ODIHR, sepse e di shume mire qe koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë”, u shpreh Oerd Bylykbashi.
