AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 19:06

Mbyllje e dytë në vjeshtë? Rama këshillon nga makina: Çfarë duhet të bëjmë për ta shmangur

Mbyllje e dytë në vjeshtë? Rama këshillon nga makina:

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disave nga pyetjeve të qytetarëve, ndërsa udhëtonte në automjetin e tij.

Pyetjes se në rast se do të kishte një mbyllje të dytë të vendit për shkak të Covid-19, Rama tha se nëse do të duhet të përsëritet diçka e tillë, do të ishte e rëndë për ekonominë e vendit.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë bëri thirrje për ruajtjen e higjienës, distancës dhe mbajtjen e maskave që të mos përballemi me një mbyllje të dytë.

“Do ishte e rëndë një mbyllje e dytë, e vërteta po tregon cdo ditë se po rimëkëmbemi, dhe se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim dh më mirë e më bukur. Në rastin e idesë së mbylljes dua të them, ju lutem ruani distancën, mbani maskën, mos luani me zjarrin, nëse të gjithë bëjnë detyrën ne nuk do duhemi që të mbyllemi përsëri”.