TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka prekur dy pjesëtarë të një shkolle në Fier, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Sipas Inspektoratit të Shëndetit Publik, pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në Fier. Testi i Covid-19 është kërkuar nga vetë personat e infektuar, pasi kanë shfaqur simptoma të virusit.
Sipas Drejtorisë Arsimore në Fier, të dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar dhe nuk ka rrezik për transmetimin e virusit, për shkak se nuk janë hapur ende shkollat.
“Balkan Web” raporton se për Drejtorinë e Arsimit në Fier nuk do të ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkolle më 14 shtator, ndërsa për personat e infektuar po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP.
Ndërkohë, nuk dihet ende nga mund ta kenë marrë virusin mësuesja dhe sanitarja e shkollës, por po gjurmohen edhe kontaktet e tyre.