AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 11:01

Marrëveshja në SHBA, Thaçi njofton konferencë urgjente për shtyp

Marrëveshja në SHBA, Thaçi njofton konferencë urgjente


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Konferenca vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti dhe pala serbe.

Kjo është dalja e tij e parë, para mediave, pas zhvillimeve të fundit.

“Presidenti mban konferencë në orën 11:00. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot (07.09.2020), në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.