AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 10:01

Ndërron jetë krīmineli serb që organizoi vrāsjet e shqiptarëve në Kosovë

Ndërron jetë krīmineli serb që organizoi vrāsjet e


Gjenerali serb Dragolub Ojdaniç, i dënuari nga Tribunali i Hagës për krīme luftë në Kosovë, është ndarë nga jeta, në spitalin Ushtarak në Beograd.

Ojdaniç ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte një nga zyrtarët serbë që organizoi ēkzekutimet masive të civilëve dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.

Në vitin 2000 ai u emërua ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë, ndërsa në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë. Ndërkohë në vitin 2009 u dënua me 15 vite burg për krīme lufte në Kosovë.

“Pranoj të gjitha gjetjet që janë bërë, në gjykimin kundër meje.

Ajo që më mbetet është të kryej dënimin tim”, shkruan ai në letrën dërguar Gjykatës Ndërkombëtare për krīme në ish-Jugosllavi, më 25 janar 2013.