AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 12:12

Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit

Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes ranë flluskat e


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se të gjitha flluskat e gënjeshtrave për shkëmbime territoresh ranë me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, duke konfirmuar se nuk kishte thika pas shpine.

Thaçi thekson se Kosova po paguan shtrenjt vonesat pasi marrëveshja me Serbinë duhej nënshkruar 2-3 vite më parë dhe s’duhet të lejohet më që mentaliteti tribal të ndikojë në marrëveshjet që nënshkruhen.

”Gjatë këtij procesi, të vështirë, hasëm në akuza e konspiracione. Me formalizimin e marrëveshjes, këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme e paragjykuese. Ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit, kërkojini falje Kosovës. Ku shkuan gjithë ato gënjeshtra.

SHBA duhet të ketë rol udhëheqës. Të gjithë e kemi kërkuar. Ndodhi. Kërkuam marrëveshje në Uashington. Ndodhi. S’duhet të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shtrenjtë. Marrëveshja u vonua për 2-3 vite. ”- tha Presidenti i Kosoves.