TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Lushnja u zotua se në Qeverinë e drejtuar prej tij, nëse fiton zgjedhjet, do i japë fund vjedhjeve të taksave të qytetarëve, duke iu referuar PPP-s së inceneratorit të Fierit.
Sipas kryedemokratit, “kjo aferë i ka vjedhur shqiptarëve 24 milionë euro, që mund të shkonin në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë, të goditura rëndë edhe nga pandemia”.
Basha nënvizoi se plani i rimëkëmbjes ekonomike për bujqësinë dhe blegtorinë do të “shërohet”.
Sipas tij një plagë akoma më e madhe e shoqërisë shqiptare është ajo e largimit të të rinjve nga vendi.
“Në Fier, në një lëndinë ka një gardh që rrethon një gjysmë karabina ku janë zhdukur 24 milionë euro të taksave të fierakëve e shqiptarëve. Inceneratori i Fierit quhet, por nuk ekziston, është një gropë e zezë korrupsioni ku është përfshirë kryeministri e figura të krimit të organizuar.
Me këto 24 milionë euro, me planin tonë me 5 pika, mund të ndihmonin 24 mijë biznese, shumë më shumë biznese të vogla se sa ka qarku i Fierit.
Me 24 milionë euro mund të ndihmoheshin dhjetëra mijëra familje që kanë humbur bukën e gojës se kryefamiljari ka ngelur pa punë, mund të paguheshin qindra mijëra pensionistë për tu ardhur në ndihmë.
Edi Rama Arben Ahmetaj e Klodian Mërtiri kanë vjedhur 24 milionë euro e planifikojnë vjedhje të tjera. Me ne kjo do marrë fund me hir apo me pahir.
SPAK detyrohet ta hetojë e ta çojë para drejtësisë e ndëshkojë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive. Fermerëve sot u them se plani ynë për bujqësinë e blegtorinë s’do bëjmë mrekullira por do bëjmë atë që bëjnë vendet e rajonit.
Vit për vit paketë 100 milionë euro subvencione që do shkojnë te fermeri në bazë të kartës së ID, vit për vit 50 milionë euro që do shkojnë për infrastrukturën bujqësore.
Me këto masa ne do ia dalim që fermeri të kalojë nga pamundësia tek të ardhura mbi 1 miliardë lekë, atëherë s’do jetë më skllav në mëshirën e pushtetit por shtresë e mesme shqiptare. ky është objektivi i PD, shtresa e mesme që sot mezi bëhen 20 mijë veta, fermeri shqiptar me këto masa mos të punojë për mbijetesë por të krijojë të ardhura mesatarisht mbi 1 miliardë lekë.
Me këtë plan do shërojmë dhe një plagë që po bëhet e madhe gjithnjë e më shumë, plagën e largimit të rinisë, 24-25 vjecarë që largohen ditë për ditë në kërkim të një jete më të mirë”, tha Basha.