AKTUALITET, 31 Mars 2019, 14:44

Imiton Mike Tyson, boksieri kafshon rivalin në ring

Imiton Mike Tyson, boksieri kafshon rivalin në ring

Mike Tyson do të mbahet mend si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por mbi të gjitha për kafshimin e veshit të një prej rivalëve të tij historik si Evander Holyfield. Shumë sportistë inspirohen nga amerikani, por një prej tyre ka vendosur të përsërisë gjestin e “Iron Tyson”.

Bëhet fjalë për anglezin Kash Ali, i cili në ndeshjen për peshat e rënda kundër David Prize. Ndryshimi i vetëm është se ai e kafshoi rivalin në bark. Gjithashtu, ndryshe nga Tyson, Kash Ali nuk ishte me fat, pasi arbitri e pa veprimin e tij, duke e pezulluar nga ndeshja.