AKTUALITET, 31 Mars 2019, 14:35

Atalanta i rikthehet fitoreve pa shqiptarët në fushë, sinjale për Gjimshitin

Atalanta i rikthehet fitoreve pa shqiptarët në fushë, sinjale

Gabimi i Gjimshitit në ndeshjen ndaj Turqisë, duket se i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit kuqezi i cili është lënë në stol ditën e sotme nga trajneri Gasperini. Atalanta iu rikthyer fitoreve duke marrë një 3 pikësh të artë në transfertë përballë Parmës me rezultatin 1-3, pikë këto të vlefshme për garën për një vend në Champions.

Ashtu si Gjimshiti, në stol për këtë takim ka qenë edhe Berisha por ndryshe nga Gjimshiti që u aktivizua në minutat e fudnit, portieri shqiptar nuk ka gjetur asnjë minutë që tashmë ka humbur vendin e titullarit. Në minutën e 8, Zhervinjo kaloi në avantazh skuadrën e tij, ndërkohë që në minutën e 24 ka qenë Pasaliç ai që ka barazuar takimin. Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Zapatës për të treguar edhe njëherë tjetër vlerat e tij me një dygolësh me vlerën e 3 pikëve.

Në minutën e 75, Zapata ka përfituar nga një pasim në zonë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërkohë që Papu Gomez në minutën e 92 ka humbur mundësinë për golin e tretë me portën e boshatisur. Ka qenë sërish Zapata, ai i cili ka realizuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e fundit të takimit, duke shkuar në kuton e 19 golave këtë sezon, aq sa Kristiano Ronaldo dhe dy më pak se Kualiarela.