LIFESTYLE, 12 Mars 2018, 09:58

Ilda Bejleri ngacmon Nanon: Thashë t’i kaloj njëherë nga shtëpia…

Ilda Bejleri ngacmon Nanon: Thashë t’i kaloj njëherë nga
Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano kanë pasur një seri debatesh në distancë, që nga dita kur gazetari tha në emisionin e tij “Provokacja” se moderatorja e sportit nuk është aty për striptizëm, por për emision. Mbrëmjen e së shtunës, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku nuk ka harruar të thumbojë Muç Nanon. Në momentin që ajo ka hyrë në studio ka qenë Ermal Mamaqi që i ka bërë një kompliment për veshjen dhe përgjigja e Ildës ka qenë e menjëhershme:

“Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”, ka thënë moderatorja.

Pak ditë më parë, Mustafa Nano ka nxitur debate të mëdha pas komentit të tij që u drejtohej moderatoreve Bora Zemani dhe Ilda Bejleri. Ai i cilësoi veshjet e tyre si vulgare dhe aspak të përshtatshme për televizion. Sa i përket Ilda Bejlerit Nano tha se veshja e saj ishte “e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme”. [gallery ids="79399,79397,79391,79398,79392,79395,79394"]