TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e njohur e “Super Sport”, Ilda Bejleri është bërë sërish protagoniste në rrjetet sociale në një intervistë që ka dhënë së fundmi në “InTV”. Bukuroshja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart”, teksa nuk i është shmangur pyetjes për lidhjet e saj me futbollistët.
“Duke qenë se unë merrem me sport, nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. I fundit? Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual. Nuk është futbollist” , u shpreh Ilda.
Duke e lidhur me futbollin gazetari më pas e ka pyetur për të “shënuar” gol. “Porta është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë”, u shpreh ajo.
Ilda vlerësoi edhe Taulantin, ndërkohë që sqaroi dhe zërat për lidhjet me Odise Roshin. “Taulanti ka patur një moment shumë të mirë, të paktën në kombëtare. Mendoj se aty, në Beograd, ka patur një moment shumë “sex appeal”, momentin e flamurit. Unë e vlerësoj shumë trurin, e gjitha është në tru”, u shpreh Ilda.
[gallery columns="1" ids="44910,44911,44912,44913,44914,44915,44917,44918,44919,44920,44921,44922,44923,44924,44925,44927,44928,44929,44930,44931,44932,44933,44934"]