LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 22:45

Kartolina e Sarës për Krishtlindjet është vetë fytyra e London (FOTO)

Sara Hoxha ka zgjedhur të urojë Krishtlindjet me një foto të vogëlushit London.

Ai është tashmë 1 vjeç dhe feston poshtë pemës së Krishtlindjeve. I shëndetshëm, dhe aq i ëmbël, kjo foto e London është pa dyshim ndër më të bukurat që Sara ka publikuar.

Ajo përmes fotos të së birit i uron të gjithëve që Krishlindjet të jenë aq të lumtura sa të sajat, plot dashuri. Ndërkohë teze Lori ende nuk e beson që Sara publikoi foton me fytyrën e tij pa e fshehur aspak.