LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 21:05

Sekreti i flokëve të Gigi Hadid

Sekreti i flokëve të Gigi Hadid

Gigi Hadid ka flokë të pabesueshme. Flokët bionde në shkëlqyes janë të përkryer dhe ndriçojnë gjithë kohës.

Gjatë një bisede të kohëve të fundit me “W Magazine”, Gigi zbuloi sekretin e flokëve të valëzuara. Në vend që të zgjedhë një maskë luksoze flokësh, Gigi preferon t’i trajtojë flokët e saj me vaj kokosi.

“Kur kam kohë i lyej flokët me vajin e kokosit, i kap topuz dhe nuk i laj. Mund të bësh dush, por vetëm mbaji flokët me vajin e kokosit për tri ditë dhe në fund kur t’i lani vendosni shampon fillimisht dhe më pas shpëlajini, më pas përsëri shampo. Sepse nëse i lani me ujë fillimisht shampoja nuk përthithet dhe flokët tuaj do të mbesin sërish të vajosur”.

Kur flitet për flokët, Gigi thotë:“Nuk më lejohet t’i bëj asgjë flokëve. Qëllimi im është t’i mbaj të shëndetshëm”.

[gallery ids="44735,44734,44733,44732,44730,44731,44729,44728"]