TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvicra u mund nga Suedia duke u eleminuar nga Kupa e Botës. Menjëherë pas kësaj humbje i pari që ka marrë kritika ka qenë Granit Xhaka. Ka qenë legjenda e Mançester Junajtid dhe Anglisë , Geri Nevill ai që ka shpërthyer ndaj shqiptarit. Lojtari i Arsenalit ishte përgjegjës për golin e shënuar nga Forsberg që i dha fitoren suedezëve.
“Për atë gol, Xhaka është për turp. Ai u rrëzua dhe e la Forsbergun që t’i ikte e të shënonte. Ndoshta ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe është ulur e ka menduar se ka bërë një ndeshje të mirë, se ka pasuar saktë dhe se ka bërë disa numra në fushë. Dhe këtë gjë e kemi parë javë pas jave tek Arsenali. Atij i mungon disiplina. Nuk është një nga ata lojtarë që unë pëlqej.”, u shpreh Nevill.