LIFESTYLE, 7 Prill 2018, 10:52

Tullumbace dhe tortë në “Dancing with the stars”, çfarë ndodhi mbrëmë?

Çdo mbrëmje e “Dancing with the stars” ofron të papritura e surpriza, por nata e djeshme ka qenë më e ëmbël se kurrë pasi njëri prej balerinëve është bërë baba pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për Dion Gjinika i cili lajmin e dha lajmin fillimisht në rrjetin social “Instagram” ku zbuloi edhe emrin e vajzës.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme ai është surprizuar në “Dancing with the stars” me një tortë, tullumbace rozë dhe një kornizë ku shkruhej emri i vajzës që ka ardhur në jetë Isabel.

Në prapaskenë u krijua një atmosferë shumë e bukur teksa Dioni falënderoi të gjithë për urimet.

Panorama Plus