LIFESTYLE, 7 Prill 2018, 09:52

Arilena Ara zbulon surprizën/Nuk do ta besoni me kë do këndojë në skenë

Së fundmi Arilena Ara na zbuloi surprizën që e pret në një kohë shumë afërt.

Këngëtarja shqiptare do të jetë sërish pjesë e festivalit të madh muzikor “Europa Plus Live”. Vitin e kaluar ajo performoi në të njëjtën skenë me dy shqiptaret me famë botërore Bebe Rexhën dhe Dua Lipa-n. Festivali do të mbahet në datën 8 Prill në Minsk Arena dhe mban emrin “Hot and Top 2018”. Sukses pas suksesi, Arilena do performojë krah Willy William, Oceana dhe shumë emra të tjerë të njohur.