IDE, 5 Shkurt 2024, 14:22

Çfarë (s) i paskeni punuar këtij vendi mor bastardë?!

Çfarë (s) i paskeni punuar këtij vendi mor bastardë?!

Kur pashë intervistën-rrëfim dy orë e gjysëm të ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj, instiktivisht, një tjetër imazh televiziv iu mbivu, të parit. Një dokument arkive në youtube, ku Kadri Hazbiu me pranga, qëndron në këmbë para trupës gjykuese, me çehre prej mermeri dhe të mplakur para kohe. Ish-ministri i brendshëm i Enver Hoxhës, thuajse numri dy i ish-regjimit diktatorial shqiptar, me një ton gjysëm të mposhtur e gjysëm të revoltuar i drejtohej gjykatësit popullor me këto fjalë : «Më kanë tortuar ç’njerëzisht që të pohoja të pavërteta! ». Dhe gjykatësi i regjimit që ja kthente : «po ju vetë keni qenë Ministri i atij dikasteri që thoni që ju paska torturuar.

Edhe ju i torturonit të tjerët ?!» Midis ndjenjës së mëshirës nga njera anë për të mjerin Kadri Hazbiu, pasi kurrë nuk mund të pajtohesh me akte që prekin dinjitetin njerëzor, por dhe ndjenjës së dhimbjes së pakufishme nga ana tjetër për ato qindra e mijëra viktima të pafajshme që ai xhelat dhe ai regjim, të cilit i shërbeu, jo vetëm torturuan por dhe vranë pa mëshirë, një mendje e kthjellë e bën vetvetiu përzgjedhjen. Kush duhet të të dhimbset më shumë, populli viktimë e politikës apo politikanët viktima të politikanëve ?

Arben Ahmetaj, i shërbeu deri tani vonë, pushtetit të tretë rradhazi në Shqipëri, «Rlindjes », që zaptoi vendin mbas një gjysëm shekulli komunizëm, pasuar prej një çerek shekulli pëdëizëm. Vetëm në dhjetë vitet e fundit të “Rilindjes” së Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt e kompani, janë mbi një milionë shqiptarë që kanë lënë me lemeri vendin për shkak të kësaj lemerie kleptokratike të pushtetit të “Rilindjes” që ish-zëvendës kryeministri e pikturoi në intervistën e tij, si të ishte një tabllo e Dantes.

Rilindja e zotit Arben Ahmetaj që ka mbërthyer Shqipërinë me metastazat miliarda eurosh të koncesioneve të monitoruara nga Ministria e Financave ka arritur rekordin historik të largojë në një dekadë më shumë shqiptarë sesa të tre pushtuesit bashkë të së kaluarës, otomanët, fashistët dhe nazistët. Pa llogaritur viktimat që lënë kokat në ujërat e akullta të la Manshit. Tek një pjesë e madhe e shqiptarëve që patën rastin të ndiqnin Arben Ahmetaj në tv nga Zvicra që vazhdon të strehojë përtej parasë së pisët edhe politikanët e parave të pista, vetëm një mendim i trishtë dominon: çfare (s) i paskeni punuar këtij vendi mor bastardë ?!

Vetë ai, Arben Ahmetaj kur ta rishohë në replay monologun e tij, do të arrijë në të njëjtin konkluzion: si qytetar ndjehesh i përçudnuar dhe i poshtëruar kur dëgjon se çfarë është luajtur dhe vazhdon të luhet në kurrizin e mbarë një populli nga një bandë mafioze në pushtet nën heshtjen shurdhuese të një drejtësie që ka dhënë dorëheqje dhe merret me mizat kur buajt i janë vërsulur me brirë plaçkës publike.

Personazh negativ por që bën pyetjet e duhura

E megjithatë, s’mund të dëgjoje rrëfimin e Arben Ahmetaj pa një grimcë mëshire që duhet kemi ndaj çdo qenieje njerëzore që vuan në mishin e saj. Kjo e ndan civilizmin nga barbaria. Një rend i civilizuar nuk i’a nënshtron mëkatarin barbarisë siç e bënte Mesjeta dhe siç ndodh në regjimet autoritare. Kërcënuar personalisht me vdekje dhe deri tek fëmija e tij, Arben Ahmetaj nuk pushoi së bëri aluzion se një ditë mund ta zhdukin, se kish marrë parasysh gjithçka dhe se vdekja ishte tashmë pjesë e pandashme e skenareve të tij për të ardhmen. Të dukej sikur dëgjoje Prigozhinin.

Por ndonëse në Rusinë diktatoriale dhe pa drejtësi këto fenomene nuk habisin, si është e mundur që në Shqipërinë e drejtësisë së perëndimorëve një ish-zv.kryeministër rrëfen se ka marrë tri herë kërcënime për vdekje, duke treguar vendin dhe personat, dhe asnjë hetim mos të jetë ndërmarrë? Ku janë SPAK-u, apo prokuroria e Tiranës, apo shërbimet e inteligjencës? Si mund të lihen dhe banalizohen kërcënimet me vdekje ndaj atyre që kanë ushtruar autoritet publik dhe drejtësia mos të tregojë dhëmbët ? Një pasivitet ql tregon se edhe ai shqiptari i thjeshtë pa pushtet mund të shqetësohet legjitimisht për fatin e tij dhe të fëmijve të tij. Kërcënime të tilla mori para pak kohësh nga mafia e drogës Kryeministri i Hollandës dhe anëtarë të familjes mbretërore të Hollandës.

U shokua mbarë Perëndimi dhe masat e nevojshme u morën si në hetime ashtu dhe për mbrojtjen e personave të kërcënuar sepse bëhet fjalë për besimin që duhet të ketë opinioni tek organet që duhet të garantojnë sigurinë fizike të secilit. Por ne Shqiperi, drejtesia deshmon se funksionon si politika : po ishe i poshter dhe ke tradhetuar kupolen e pushtetit, dhe ne djall te shkosh askush nuk do levize as gishtin e vogel. A eshte drejtesi normale kjo e cila 48 ore pas atyre rrefimeve qe degjuam mos te beje asnje prononcim ne lidhje me tenativat per vrasje qe degjuam nga goja e ish-Kryeministrit?

Se dyti, 48 ore pas intervistes – lum te ish ministrit te Financave, nuk ka asnje prononcim nga sistemi i drejtesise ne Shqiperi ne lidhje me mbi-abuzimet me fondet publike te denoncuara nga zoti Ahmetaj.

Ahmetaj mund te jete nje personazh negativ dhe keqberes per drejtesine dhe shumicen e shqiptareve qe vuajne ende ne kurriz pasojat e politikave te tij si ish-shtetar i larte, por kjo s’mund te kthehet kurrsesi ne pretekst qe te behet veshi i shurdher ndaj pyetjeve te drejta dhe te goditura qe shtron ai. Asnje drejtesi normale ne nje vend normal ne Perendim nuk do i mbyllte syte dhe veshet ndaj rrefimeve te nje te « penduari ». Si eshte e mundur qe nje gazetar arrin dhe e gjen te arratisurin , i fikson atij takim , e ben te flase me ore te tera, ndersa SPAK-ut as qe intereson te dije se cfare di Ahmetaj. Kur behet fjala per interesin e Amerikes, e pame sesi nje prokuror amerikan nuk pertoi dhe shkoi deri ne Vjene per te takuar shqiptaret e Mac Gonigalit se cfare kishin per te thene ata qe mund te vinte ne rrezik sigurine kombetare te Amerikes . Ndonese ajo rezultoi nje flluske sapuni, ky eshte roli i drejtesise , te mos neglizhoje asnje piste kur behet fjala per dosje me intres kombetar. Si shpjegohet qe Spak shpalos me shume energji dhe masa qe mos t’i shpetoje asnje grimce informacioni nga nje Berishe apo nje Malltez ne nje dosje te 15 viteve sh ku paraja publike qe mund te rikuperohet eshte afer zeros, dhe ky Spak nuk tregon zellin me te vogel te mesoje se cfare di Ahmetaj ne nje dosje ku shqiptaret mund te rikuperojne shuma kolosale te dala nga djersa e tyre?

“Ku jane 60 milione eurot e incineratorit te Tiranes”, pyeti disa here ne interviste Ahmetaj . Bente sikur nuk e dinte. Po edhe sikur ta dije, problemi nuk eshte aty, por tek indiferenca absolute e SPAK keto dy vite, per te mos levizur nje qime qe t’i hyje me themel kesaj mega vjedhjeje ne historine e kombit shqiptar. Thone qe Spak po heton, por po na rezulton e kunderta. Eshte media qe po heton. Inisitava e nje Cim Peke eshte nje shuplake e hidhur per drejtesine e Perendimoreve ne Shqiperi. Nje shuplake tjeter po jepet dhe nga investigimi I nje grupi pune te opozites pa asnje mjet publik, se kush jane aksioneret qe fshihen mbrapa 100% te kapitalit te firmes se incineratorit te Tiranes qe jo vetem gllaberuan mbi 100 million euro per nje objekt qe nuk u ndertua kurre, por keta aksionere okulte vazhdojne dhe arketojne si ne kazino plote 80 mije euro ne dite per djegie plehrash qe detyrimisht pa djeges nuk mund te digjen kurre. Duke cituar invesitigimin e opozitarit te bashkise se Tiranes Belind Kelliçi, Arben Ahmetaj u thote me te drejte prokuroreve te Spaku-t pse nuk e beni ju kete hetim?

Per me teper qe emri I aksionerit kryesor te incineratorit fantazem egziston, shqiptaro-zvicerani, Blerim Hoxha qe mban 40% te aksioneve sipas Ahmetajt. Ai shtoi dyshime te forta se politikane te Tiranes kane nga ana e tyre 20% te aksioneve te fshehura ne nje parajse fiskale, aty ku mund te kene shkuar dhe “60 milionet” e zhdukur. Pse duhet te hetoje per keto Belind Kelliçi? Pse duhet te rrefeje per keto Arben Ahmetaj ? Pse nuk e ben prokuroret e Spak, ata qe paguhen nga shqiptaret me mijera dollare euro rroge ne muaj pikerisht per te nxjerre ne shesh te verteten. Cfare eshte ky shou i perditshem me politikane te opozites nen hetim apo ne arrest, nderkohe qe paralelisht pikojne nga xhepat e shqiptareve 80 mije euro vjedhje e pastert per nje sherbim publik qe nuk ka egzistuar kurre?

A nuk duhet te japin llogari ata qe kane firmosur me doren e tyre per incineratoret fantazem dhe per nje « sherbim publik » te munguar se ku po shkojne parate e shqiptareve ? Ju premtua shqiptareve pandeshkueshmeria. Veçse ajo nuk eshte gjekundi. Nje pjese e atyre qe dyshohen se kane gisht ne skemen e zhvatjes se shqiptareve me inicineratore fantazem gjejne azil jashte dhe japin intervista te llojit “hajde t’u tregoj sesi u vodhet” (Ahmetaj, Mertiri…), ndersa pjesa tjeter e te dyshuarve qe qendron ne Shqiperi, ato “dy Qendrat e Tiranes” siç I quan Ahmetaj, rrjedhin dite te lumtura besimplote se hetim mbi ta nga ky Spak jo vetem qe nuk do kete, por as kureshtje minimale nga drejtesia se ku kane perfunduar milionat e vjedhura nuk do te kete. Ndaj pyetja shtrohet sic e shtron Ahmetaj dhe para tij opozita : kur do te filloje te ngreje pyetjen Spak se ku ka kane avulluar te pakten 60 milione euro nga mos ndertimi I incineratorit fantazem te Tiranes? Si ne nje skenar trilleri hollivudian ; edhe ne momentin qe ti ben kete pyetje ne kohen e shkuar, ku kane ikur parate, vjen menjehere pyetja ne kohen e tashmen : ku po shkojne tani qe flasim mbi 2 milione euro ne muaj (80 mije euro ne dite) qe paguhen aktualisht per te djegur plehrat e Tiranes ne nje djeges qe nuk eshte ndertuar.

Vite me vone , gjeneratat e ardhshme te shqiptareve do te qeshin hidhurazi me kete histori : kaq idiote paskan qene babagjysherit e tyre qe blinin shtrenjte nje shishe transparente me qumesht dhe brenda e shihnin mire qe s’kishte qumesht ? Si mund te paguash per djegie pleherash ne nje djeges qe nuk egziston ? Fakti eshte se gjenerata e sotme nuk eshte aspak idote por e tradhetuar nga “elitat” vendase dhe nga Perendimi qe vazhdon t’u thote ketyre shtetareve dhe kesaj drejtesie, vazhdoni keshtu se mire e keni. Si mund te kerkojne shqiptaret nga drejtesia e tyre perse po ua shesin shishen bosh, kur SPAK as nuk e sheh se shishja eshte bosh? Si duam ne qe SPAK-u te kerkoje 60 milionet, kur as nuk ngren minimalisht pyetjen a jane zhdukur 60 milione, me shume, me pak…? U desh qe nje e vertete kaq e thjeshte te dale nga goja e atij qe ka qene brenda sistemit te vjedhjes, per t’u ndergjegjesuar se cfare epoke surrealiste po perjeton Shqiperia me drejtesine e saj “te re” e supozuar te bente kerdine ne krahasim me drejtesine e vjeter.

Surrealizmi nuk perfundon tek “ ku ka shkuar 60 milionshi”. Ate e gjeje te shtrire nga fillimi deri ne fund te intervistes-lum se Arben Ahmetaj e cila do te kishte vazhduar gjithe naten sikur Cim Peka mos t’ja kishte nderprere fjalen pas plot 2 ore e gjysem bashkebisede. Le te kujtojme me kete rast ate pyetjen tjeter halicinante qe ngriti Ahmetaj ne adrese te Spak-ut. Le ta perifrazojme. Prokurore te Spak-ut , a eshte e vertete se ka ndermjet jush qe kane marre vila per dhurate, nje prokuror ka marre nje vile komplet falas e nje tjeter me gjysem çmimi? Behet fjala sipas medjave per vete drejtuesin e Spak-ut , Altin Dumani te cilit nje organizem fetar I paska dhuruar falas nje vile, dhe prokurori tjeter, i famshmi Arben Kraja qe ka nje vile ne gjirin e Lalzit te pajustifikuar me rrogat qe merr por qe ia paskan bere dhurate me gjysmen e vleres. E imagjnojme çehren e bezdisur te ketyre dy prokuroreve nese e kane degjuar Ahmetajn live , me ate shprehjen ne fytyre : “ç’ja varni thashethemeve te nje te korruptuari te arratisur”. Veçse nuk ka rendesi kush e ben pyetjen , rendesi ka pergjigja ! A eshte thashethem apo eshte e vertete akuza qe ngriti Ahmetaj ndaj organit te hetimit ? Spaku heton , thuhet. Po vete Spakun kush e heton ? Shqiptaret paguajne me taksat e tyre nje tjeter institucion ne galaksine e institucioneve te panumerta te reformes se drejtesise. Ky “leukocit”, Samaritani i drejtesise qe mbroka popullin nga mekatet e vete drejtesise emertohet me tre germa : ILD ose Inspektoriati i larte i drejtesie. As kete institucion sa te respektuar aq dhe anonim nuk e degjuam te beje ndonje deklarate 48 ore pas ketij “thashethemi” kaq te rende nga ana e ish – zv Kryeministrit kur tha se ai po hetohet per vleren e pllakave majelike dhe te tubave te ujit ne vilen e ish-gruas se tij nga nje Prokuror qe per ironi te fatit ka vete nje vile qe nuk e justifikon dot… Nese ILD nuk hap nje anketim dhe urgjentisht per vilat e supozuara te Dumanit dhe Krajes, qofte dhe per te bere nje pergenjeshtrim, per shqiptaret kjo do te jete me shume se nje ofendim, nje poshterim. A do te shnderrohet valle ndonjehere ne Shqiperi Vox Populi në Vox Lei? Per momentin, reforma aq e reklamuar ne drejtesi, le nje shije te hidhur padrejtesie.