TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati mbi teatrin Migjeni më shumë se një lapsus tregon shtatë plagët e demokracisë tonë. Parti të gërryera pa vizion. Qytetarë që nuk besojnë më tek njëri-tjetri. Mendimi ndryshe përjashtohet. Votuesit humbasin interesin. Politikanët rezultojnë pa dallim të korruptuar. Të pasurit lehetësohen nga pagimi i taksave edhe bindja se demokracia jonë moderne prodhon pabarazi.
Nuk e di sa dikush nga ju ka dëgjuar për Torres një komunë në Venezuelën perëndimore me një popullsi më pak se dyqind mijë banonë dhe një elitë të vogël që kishte drejtuar për qindra vjet deri në vitin 2004. Ishte një mjedis pa gjasa për revolucion.
Megjithatë në Torres mund të gjenden përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente të kohës tonë: Si mund të rivendosim besimin në politikë? Si mund ta frenojmë valën e cinizmit në shoqëri? Si mund ta shpëtojmë demokracinë tonë?
Historia filloi më 31 tetor 2004. Një kandidat megjithëse nuk përmendej shumë Julio Chávez (pa asnjë lidhje me Hugo Chaves) kishte një Platformë e cila për politikanët e zakonshëm përmblidhej në një fjali të vetme, ishte naive për të qeshur. Nëse ai zgjidhej kryetar, Julio do t'ia dorëzonte pushtetin qytetarëve të Torres.
Kundërshtarët e tij nuk u shqetësuan ta merrnin seriozisht. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonjë shans. Atë të dielë Tetori me vetëm 35.6 përqind të votave në këtë garë me tre kandidate, Julio Chávez u zgjodh kryetar i Bashkisë së Torres.
Eshtë koha, njoftoi kryetari i ri, “për një demokraci të vërtetë. Koha për takime jashtë zyrave me kafe të vakët, ndriçim fluoreshent dhe burokraci të pafund. Koha për t’u qeverisur jo nga nëpunësit publik dhe politikanët e karrierës, por nga qytetarët e Torres. E mbajti fjalën. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz dhanë kontribut në hartimin e politikave të bashkisë dhe buxhetin e saj dhe takimet mbaheshin çdo vit në 560 njësi në të gjithë bashkinë.
Brenda dhjetë viteve të zgjedhjes së Julio Chávez, Torres bëri progresin e nevojshëm i cili pritej për disa dekada. Siç demonstroi një studim i Universitetit të Kalifornisë, korrupsioni dhe klientelizmi ishin zvogëluar dhe popullsia po merrte pjesë në politikë si kurrë më parë.
Ajo që ndodhi në Torres ishte një nismë e mbështetur mbi një pamje thelbësisht të ndryshme të natyrës njerëzore, e cila nuk i sheh njerëzit si të vetëkënaqur, nuk i konsideron ato thjesht votues të zemëruar, që presin të drejtohen, por përkundrazi supozon që një qytetar konstruktiv dhe me ndërgjegje që ndodhet brenda secilit prej nesh. Demokracia e ofruar në bashkinë e vogël në Venezuelë ishte një kalim nga cinizmi tek pjesmarrja, nga polarizimi tek besimi, nga përjashtimi tek përfshirja, nga korupsioni tek transparenca, nga interesi personal tek solidariteti, nga përqëndrimi i pushtetit tek ndarja e tij.
Në të vërtetë është cilësuar një nga lëvizjet më të mëdha të shekullit njëzet e një - por ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për të. Pasi nuk përbën lajm. Sepse ne jemi mësuar me drejtues që i dinë të gjitha, që drejtojnë e marrin vendime për komunitetet pa komunitetet.
Mbase ka ardhur koha që Torres edhe pse e vogël dhe e largët të shtyjë Benetin (nëse e lejojnë, kuptohet) të drejtojë ndryshe!