TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të.
Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më parë. Nuk e di nëse të dyja grupimet, me të vërtetë shkojnë në varreza nga halli (dmth. për politikë), apo si një ditë reflektimi për çështjen kombëtare.
Ndërkohë, shpesh, kur më bie rruga afër apo pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shqipërisë, i kam bërë vetes pyetjen se si kombi ynë i nderon të rënët e vet.
Për t’iu përgjigjur kësaj dileme, mjafton të shikosh gjendjen e varreve të të rënëve për çështjen shqiptare.
Pastaj shikon se si fqinjët tanë apo kombet ndërluftuese ndër vite kanë ngritur varrezat e të rënëve të tyre në tokën tonë për të kuptuar se sa seriozë jemi ne me të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare. Pamjet flasin vetë: me sa duket, sindroma e servilizmit politik kombëtar na ka bërë që të nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri sesa shqiptar i vrarë për Shqipëri.







