TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehet Zlatan Ibrahimovic. Milani mund të mbështetet edhe tek gjiganti suedez, i cili u dëmtua në ndeshjen me Napolin, për sfidat e fundit të vitit 2020 në Serinë A.
Sipas “Sky Sport”, sot suedezi u kthye për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës në një seancë shkrydhëse, pa u mbushur 24 orë nga sfida me Parmën në “San Siro” (2-2).
Me fjalë të tjera, nuk është ende e sigurt që Ibra do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen kundër Genoas, të mërkurën në mbrëmje.
Edhe mbrojtësi Simon Kjaer është ende jashtë dhe po punon veçmas, ndërsa Saelemaekers iu bashkua grupit dhe do të jetë gati kundër Genoas.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tani pa Ibrahimovicin, Milani ka arritur katër fitore dhe dy barazime në total, duke shënuar 12 gola.