TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në momentin më të rëndësishëm në “Euro2020”, një ditë përpara sfidës kundër Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/8, Kroacia humbet titullarin e padiskutueshëm, Ivan Perisiç.
Federata Kroate ka njoftuar se Peri siç ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të cilave iu nënshtrua i gjithë ekipi përfaqësues, sipas protokollit të UEFA-s.
Perisiç humbet në këtë mënyrë jo vetëm sfidën kundër Spanjës, edhe nëse arrin të kalojnë më tej, është e vështirë që lojtarin e Inter ta shohim sërish në fushë, pasi sipas protokollit sanitar është i detyruar të qëndrojë për 10 ditë në izolim.
Të gjithë lojtarët e tjerë dhe anëtarët e stafit të përfaqësueses kroate kanë rezultuar negativ.