TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ndeshjes Argjentinë-Kolumbi futbollisti i talentuar Paolo Dybala është lënë në stol pjesën e parë nga trajneri i kombëtares, kjo gjë ka zemëruar tifozët por edhe vëllain e yllit argjentinas, njëkohësisht agjenti i tij.
Nëpërmjet profilit të Twitter ai ka denoncuar se tek skuadra e Argjentinës nuk mund të luash nëse nuk paguan ryshfet.
Gazetarët e pyetën në fund të ndeshjes trajnerin Scaloni ky i fundit u përgjigj: “Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dybala? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.
Vetë Dybala ka thënë se duhet të përqendrohet vetëm në fushën e lojës: “Unë duhet të kthehem në klub dhe të jem gati për ndeshjen e ardhshme. Të mërkurën do të kemi edhe Ligën e Kampionëve kundër Valencias, ndaj duhet të jemi gati”.
TPZ.AL