SPORT, 10 Shtator 2018, 13:13

Atalanta gati t’i rinovojë kontratën me talentin shqiptar

Atalanta gati t’i rinovojë kontratën me talentin shqiptar

Talentit të Kombëtares Shqiptare Berat Gjimishti i mbaron kontrata në qershor të 2019 me skuadrën e Atlantës.

Mediat italiane shkruajnë se 25 vjeçarit mund t’i rinovohet kontrata pasi vlerësohet nga trajneri Gasperini.

Pavarësisht se Gjimishti qëndroi dy sezone te larg Atalantës, është rikthyer për të qenë në planet e trajnerit. Vendimi për kthimin e mbrojtësit shqiptar në skuadër ka qenë një marrëveshje e arritur midis presidentit të klubit italian dhe trajnerit të tyre.

TPZ.AL