LIFESTYLE, 28 Tetor 2019, 20:45

I sjell buqetën me trëndafila dhe i jep lejen të bëjë publike lidhjen, Anxhela Peristeri mban sërish të fshehur mashkullin që i vodhi zemrën

I sjell buqetën me trëndafila dhe i jep lejen të bëjë



Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve më të sukesesshme në tregun e muzikës shqiptare, dhe nga vokali i  saj ka fituar zemrat e qindra fansave.

Mbrëmjen e së dielës  teksa  ka  qenë  edhe pjesë e emisionit  E Diela Shqiptare në Tv Klan, në kuadër të Këngës Magjike, Peristeri ka perfomuar këngën  e saj të re, “Dikushi im” me të  cilën do të prezantohet edhe në festivalin më të  rënndësishëm të  këngës.

Nisur nga titulli i këngës së saj, Arditi e ka pyetur për personin që i ka vjedhur zemrën, dhe pikërisht në këtë kohë në studio ka ardhur nëj buqetë me trëndafila për Peristerin, ku pusulla sipër saj shkruante: Po të duash, sot mund ta deklarosh.

Por pavarësisht bisedës me Arditin , Anxhela nuk zbuloi asgjë për partnerin që ka në krah, por ka zgjedhur ta mbajë akoma të  fshehtë.