LIFESTYLE, 28 Tetor 2019, 20:44

“Flet e flet shumë, po a bën gjë…” astrologia i zbulon të vërtetat, Dajana Shabani nuk ia përton Merit: Të ftoj në shtëpi…

“Flet e flet shumë, po a bën gjë…” astrologia



Mbrëmjen e së dielës astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në “Casa de los 3s”, dhe gjatë emisionit ajo ka folur për parashikimin e shenjave të horoskopit, se çdo të ndodh në vitin 2020.

Ndërkohë mes të tjerash Meri tregoi se cilat janë shenjat që shkojnë me njëra-tjetrën. Ndërsa po fliste për të gjitha shenjat për virgjëreshën astrologia tha se shkon me Akrepin. Duke qenë se moderatorja  e emisionit, Dajana është virgjëreshë, e bëri që të reagonte direkt.

“Më pëlqen të jetoj si një Virgjëreshë dhe do kem marrëdhënie gjithmonë me një Akrep”, u shpreh Dajana.

“Do ishte gjë e mirë, por ju Virgjëreshët flisni e flisni shumë, po a bëni gjë…”, i tha Meri.

“Meri unë pas emisionit e lirë jam, të ftoj në shtëpi, jetoj vetëm”,-i tha Dajana.

“Kjo ishte kundër parimeve të mia”, ia ktheu Meri duke shkaktuar të qeshura.