LIFESTYLE, 28 Tetor 2019, 10:04

VIDEO/ “Krejt gangsterët janë me mua” reperi Stresi ‘kërcënon’ Ramën: Zoti kryeministër asgjë s’ka ndryshuar

VIDEO/ “Krejt gangsterët janë me mua” reperi Stresi


Reperi Stresi pas publikimit të këngës së fundit që është pritur shumë mirë, nuk ka lënë pas as dedikimet në Instastoryn e tij.

Përveç dedikimeve romantike për ish-të fejuarën, Stresi i ka dedikuar dhe kryeministrit Rama një story, ku në të cilin dëgjohet një këngë: “Zoti kryeministër asgjë s’ka ndryshuar, krejt ganisterat janë me mua”.

Stresi duket se videon e ka xhiruar në një rrugë ku në muret gjatë saj shkruhej “Rama ik”. Duhet të themi se nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet e qytetarëve ndaj Stresit.

Reperi luftën me kryeministrin e ka pranuar dhe në intervistat e tij, por ai nuk lë asnjë herë pa pranuar se sa debules ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë që Stresin e kemi parë në shumicën e protestave të organizuara nga Partia Demokratike.