TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi Stresi ka kohë që po qëndron në qendër të mediave rozë. Historia e reperit me bukuroshen Kejsi ka marrë gjithë vëmendjen e publikut, e kjo për shkak të tradhtisë së Stresit por dhe të dashurisë së tyre që si duket nuk ka mbaruar akoma.
Në rrjetet e tyre sociale si reperi, ashtu dhe Kejsi që nga momenti i ndarjes nuk kanë nguruar të postojnë mesazhe të koduara për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Stresi së fundmi ka postuar një mesazh në instastory duke i bërë konfuz të gjithë, i veshur me të bardha krahas fotos reperi shkruan: Bonu gati vishu me të bardha, jam tu ardh met marr.
Nuk dimë nëse Stresi dhe bukuroshja i kanë rregulluar marrëdhëniet dhe janë drejt një ribashkimi, por ky status duket se tregon shumë për çiftin.
Kujtojmë se reperi dhe Kejsi kanë qenë drejt martesës por akoma për arsye të pa bëra publike, çifti u nda, mos vallë gjithë këto dedikime janë një shenjë ribashkimi, kjo na mbetet për t’u parë.