LIFESTYLE, 27 Tetor 2019, 20:35

Kinematografia shqiptare në zi/ Shuhet në moshën 60-vjeçare aktorja e mirënjohur

Kinematografia shqiptare në zi/ Shuhet në moshën

Lajm tjetër i zi për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdellima.

Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin "Vajza me kordele të kuqe" me rolin e zonjushës Gaitani, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.

Ajo ka luajtur gjithashtu edhe në filmat:

Përtej mureve të gurta (1979)... Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)... Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)... Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)... Zana

Të shoh në sy (1986)... bashkeshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) - (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)... Keti

Hetimi vazhdon (1988)... Liljana

Shpresa... 1989

Bërdellima jetonte në Belgjikë së bashku me familjen e saj.