TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka reaguar kryeministrit Rama pas ironisë së këtij të fundit, i cili pas kallëzimit që iu bë në prokurori nga opozita për deklaratat e tij kundër Emiljano Nuhut, i quajti ‘gjysmëgjela’ Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin, duke shtuar se nuk trembet nga hetimi.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Spaho i ka kthyer përgjigje kryeministrit ku thotë se edhe pse prokurorinë e ka si dhomë të paralindjes “I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit”.
“Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqiperi per Kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, te ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu.
I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithese Prokurorine e ka si paradhome te Rilindjes. Po presim te na tregosh analizat e zerit te Gones. I dergoj Inglizi apo jo? Apo do i dergoje kur te cele gjethi?”, shkruan Spaho.