TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sindrit Guri duket në një formë shumë të mirë. Sulmuesi kuqezi shënoi në miqësoren kaluar për Ostenden dhe sot përballë AZ Alkmar, ka shënuar sërish. Bomberi shkodran, tashmë me numrin 9 në shpinë, vazhdon të tregojë një ritëm të kënaqshëm dhe ka hedhur kandidaturën për të qenë titullar i padiskutueshëm në sezonin e ardhshëm për skuadrën belge.
Ndeshja mes AZ Alkmar dhe Ostendes u luajt në kushte shumë të vështira atmosferike, pasi kishte reshje të dendura dhe të pandërprera shiu. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengoi ish-sulmuesin e Kukësit të gjente rrjetën, në minutën e 43′. Takimi mes ekipit holandez dhe atij belg u mbyll në minutën e 44’, pasi ishte e pamundur të luhej në kushtet e krijuara atmosferike.