AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 13:55

I intubuar dhe në gjendje kritike tek Infektivi, artisti ka nevojë urgjente për gjak

I intubuar dhe në gjendje kritike tek Infektivi, artisti ka nevojë


Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit “A negativ” të dikujt që ka kaluar koronavirusin.

53-vjeçari Bajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe i intubuar, duke luftuar me virusin e rëndë.

Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa janë kolegët dhe studentët e tij që bëjnë apel për ta ndihmuar.

Ai numëron disa ekspozita personale dhe kolektive, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.