TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e pestë e banorëve të Divjakës është mbajtur mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të qytetit. Edhe pse më të paktë në numër, qytetarët protestues kanë kundërshtuar me forcë reformën e re territoriale e cila e shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen. Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentat për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë.
Protestuesit kanë kërkuar që në shesh për të protestuar të vijnë më shumë qytetarë e banorë si dhe angazhimin maksimal nga punonjësit e administratës. Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do ndërprerjen protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.
Të pranishmit në këtë tubim zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë divjakas në kauzën e tyre.
Mbrëmjen e së martës, kryetari i bashkisë nuk u ngjit në prodium për të folur mbi këtë çështje, ndryshe nga netët e tjera të protestës.