SPORT, 9 Prill 2020, 18:08

Hysaj e ka mbyllur me Napolin, drejtuesit e zëvendësojnë me mbrojtësin grek

Hysaj e ka mbyllur me Napolin, drejtuesit e zëvendësojnë me


Elseid Hysaj duket se ka mbyllur çdo llogari me Napolin dhe po pret verën për tu transferuar në një tjetër skuadër. Sevija dhe Valencia kanë treguar interes konkret për të dhe në verë pritet që gjërat të bëhen serioze. Largimin e Hysajt e konfirmon edhe lajmi i fundit, që po qarkullon në mediet italiane.

Sky Sport” raporton se drejtuesit e Napolit kanë nisur të kërkojnë për një lojtar që do zëvendësojë Hysajn. Emri kryesor për të bërë këtë është Kostas Tsimikas. Mbrojtësi grek është futbollist i rritur në akademinë e Olimpiakosit, teksa edhe në sezonin aktual aktivizohet me gjigantët helenë.

23-vjeçari luan në krahun e majtë dhe shihet si zëvendësuesi direkt i Hysajt. Vlera e mbrojtësit në merkato është 3.5 milionë euro dhe çmimi i tij do të jetë më se i përballueshëm për Napolin, pas shitjes së Hysajt. Së shpejti pritet të nisin bisedimet në lidhje me këtë transferim.