TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i kombëtares Christian Panuçi ka paralajmëruar ndryshime pas humbjes në miqësoren me Norvegjinë një natë më parë në "Elbasan Arena". Panuçi tha se kishte kaluar një natë jo të qetë dhe se kishte fjetur shumë pak pas kësaj humbje.
"Kam fjetur shumë pak mbrëmë.Më ka mësuar më shumë humbja me Norvegjinë sesa fitorja me Turqinë. Nuk më pëlqen të humbas, dhe shpresoj që ndonjë lojtari atje nuk i pëlqeu humbja", tha Panuçi.
Duke paralajmëruar ndryshime në ekipin kombëtar, Panuçi tha se nuk do kthehet pas. "Nuk kthem mbrapa, nuk tërhiqem, kam disa ide për ekipin në të ardhmen. Një opsion është për të luajtur 4-3-3. Në miqësoren me Zvicrën do të bëjmë disa ndryshime", tha Panuçi duke ngritur shqetësimin se disa prej lojtarëve të ekipit kombëtar ndër ta edhe Armando Sadiku, nuk aktivizohen me klubet e tyre.