SPORT, 25 Mars 2018, 12:44

Përplasje mes makinave në Carera Cup, Porshi rrotullohet tetë herë në ajër

Përplasje mes makinave në Carera Cup, Porshi rrotullohet tetë

Një aksident i rëndë në hapjen e Carera Cup që u mbajt në pistën ndërkombëtare të makinave në Curitiba në qytetin e Pinhais, në Brazil.

Pilori Miguel Paludo dhe Edu Rocha Azevedo, ishin në garë pranë njëri-tjetrit për vendin e gjashtë kur makinat e tyre janë përplasur teksa lëviznin me një shpejtësi më shumë se 160km/orë.

Makina Porsh e Azevedo ka fluturuar në ajër dhe është rrotulluar tetë herë para se të përplasej në tokë. Gara është ndërprerë dhe fatmirësisht pilotët kanë pësuar vetëm dëmtime sipërfaqësore.