TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova ka fituar ndeshjen miqësore përballë Madagaskarit që është luajtur në Francë. Trajneri i ri Challander ka drejtuar për herë të parë Kosovën në këtë miqësore, ndërkohë që në formacion ka lënë jashtë Milot Rashicën, ku vendin e tij e ka zënë Edon Zhegrova, i cili disa kohë më parë kërkohej edhe nga Shqipëria.
Pjesa e parë ka folur për miqtë, që kanë pasur rastin më të mirë për të kaluar në avantazh. Në fillim Madagaskari ka humbur penalltinë, ndërsa vetëm disa minuta më vonë, Ujkani ka bërë sërish mrekullinë duke evituar golin e disavantazhit.
Me fillimin e pjesës së dytë, Zhegrova ka shënuar golin e avantazhit, falë një gjuajtje të mrekullueshme nga distanca. Muriqi në pjesën e parë dhe Nuhiu në të dytën kanë tundur sërish rrjetën e kundërshtarit, por golat janë anuluar për pozicion jashtë loje.