SPORT, 25 Mars 2018, 13:35

Thomas Tuchel refuzoi Bayern, do të jetë trajneri i ri i Arsenalit

Një ditë më parë erdhi lajmi se Thomas Tuchel refizoi ofertën për të qenë trajneri i ardhshëm i skuadrës gjermane të Bayern Mynih. Ky refuzim befasoi të gjithë, pasi bëhet fjalë për skuadrën më të mirë në Bundesligë, por duket se Tuchel kishte të tjera plane në mendje. E përditshmja gjermane “Kicker” bën me dije sot se trajneri gjerman është përzgjedhur për të drejtuar Arsenal sezonin e ardhshëm, ku do të zërë vendin e francezit Arsnene Wenger, që drejton “topçinjtë” prej 22 sezonesh.

Trajneri gjerman Thomas Tuchel

Pak ditë më parë, trajneri i Borussia Dortmund u tha drejtuesve të Bayern se kishte nënshkruar me kohë për një skuadër tjetër, ndaj dhe refuzoi ofertën e kampionëve të Bundesligës. Kjo do të thotë që 44-vjeçari Thucel ka rënë dakord kohë më parë për të drejtuar skuadrën e Arsenal në Premier League, ekip që po zhgënjen këtë sezon nën drejtimin e Wenger. Lajmi pritet të zyrtarizohet ditët në vijim dhe Tuchel do të debutojë në Premier sezonin e ardhshëm.