TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 63 vjeçar prej 6 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tij, të cilët dyshojnë se është mbytur në ujërat e lumit Drin.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Sefedin Lleshi rreth 63 vjeç, nga fshati Rreth – Kale i njësisë administrative Muhurr në Dibërë prej 6 ditësh familjarët dhe banorët e zonës po kërkojnë brigjet e drinit deri në afërsi të Kukësit por nuk kanë mundur ta gjejnë trupin.
Ndërkohë familjarët për të gjetur trupin e 63 vjeçarit kanë kërkuar ndihmën e policisë të cilët janë angazhuar një ditë dhe më pas kanë lënë kërkimet.
Familjarët tashmë kërkojnë dhe presin ndërhyrjen e një ekipi palumbarësh për të gjetur trupin.