TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht.
Në fillim u dyshua se ishte nje djegje e qëllimshme e makinës pasi mund të ishte përdorut në ndonjë ngjarje kriminale.
Policia gjatë ditës së sotme ka shpërndarë informaicon duke sqaruar se djegjja ka qenë aksidentale.
Ndërkohë siç mëson Syri.net kjo makinë i përkiste shtetasit Kristi Bardhi i cili bashke me familjen janë pronarë të një servisi makinash në Elbasan.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, në automjetin tip "Pezho", me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.
Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.
Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.