AKTUALITET, 10 Maj 2020, 11:46

Dyshohet se përdhunoi të renë shqiptare në një kasolle në Greqi, kush është 47 vjecari grek me nofkën ‘dragoi i Kavos”

Dyshohet se përdhunoi të renë shqiptare në një kasolle


Policia e Korfuzit eshte vene ne kerkim te 47-vjecarit Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet per rrembimin dhe perdhunimin e nje 34-vjecareje shqiptare per 48 ore. Ajo u gjet me pas ne nje kasolle ne Agio Petro, Lefkimi.

Denoncimi per zhdukjen e saj u be nga burri i saj 32-vjecar, i cili tha se u zgjua ne mengjes por nuk gjeti ne banese bashkeshorten. Ai tha per policine se nje nate me pare ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte ne Lefkimi nen masen e detyrimit per paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Aspioti ne 2012 u denua me 52 vjet heqje lirie per perdhunimin e 6 te rinjve britanike ne vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua ne nentor 2019 duke shfrytezuar nje ligj te kohes ne Greqi.