TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në orën 12:00 Shoqëria Civile pritet të zhvillojë një tjetër protestë, por këtë herë para Gjykatësh Kushtetuse. Pritet që në protestën e sotme të marrin pjesë shumë protestues. Avokati Altin Goxhaj, një nga protestuesit ka deklaruar se sot do të protestohet para Gjykata Kushtetuese në Përkujtimoren e Ditës së Drejtësisë, ku do të digjen nenet e reja antikushtetuese të Kodit Penal dhe gjithë Fletoret Zyrtare me aktet antikushtetuese me gjoba dhe ndëshkime që prej 24 Mars 2020.
Ditën e djeshme u shpërnda me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët u mblodhën për të protestuar, mbërritën disa furgona policie. Efektivët shoqëruan duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.