AKTUALITET, 10 Maj 2020, 11:33

Harta/Situata me COVID-19/ Ja në cilat qytete janë rastet e reja

Harta/Situata me COVID-19/ Ja në cilat qytete janë rastet e reja


Shqipëria ka regjistruar 12 raste të reja me kòronavirus gjatë orëve të fundit. Në total, numri i të ínfektuarve ka arritur në 868, ndërkohë që 187 janë raste aktive në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Còvid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Shpërndarja e të prekurve me CÒVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

“Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete”, thuhet në deklaratën zyratre të Ministrisë së Shendedtësisë.