AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 14:22

"Nuk i ka votat", Hoti: Qeveria rrëzohet nga brenda e jo nga opozita

"Nuk i ka votat", Hoti: Qeveria rrëzohet nga brenda e jo nga


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur për mediat se Vetëvendosje nuk i ka votat për të rrëzuar qeverinë.

Hoti gjatë fjalës së tij foli po ashtu edhe për debatin me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari.

Kryeministri kosovar, i cili ndodhet në izolim pasi është infektuar me koronavirus, është akuzuar për mos respektim të masave pasi u fotografua me ekipin e Prishtinës pas fitores në Kupën e Kosovës.

“Unë i kam respektuar plotësisht protokollet. Nuk kam pasur asnjë shenjë më herët përveç një kollë shumë të lehtë. Më kanë rekomanduar testin, ndërsa menjëherë kam shkuar në shpi dhe jam izoluar”, u shpreh Hoti.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe inicimin e mocionit të mosbesimit nga Vetëvendosja.

“Qeverinë nuk e ka rrëzuar asnjëherë opozita. Ajo rrëzohet nga brenda.

Opozita nuk i ka votat. Kemi nevojë të shqyrtojmë shumë çështje brenda koalicionit. Po punojmë për marrëveshjet e brendshme. Fokuset tona janë luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike”, tha Hoti.