AKTUALITET, 17 Mars 2021, 16:20

Hoxha me tregtarët në Kukës: Me PD-në klima e biznesit do të ndryshojë!

Hoxha me tregtarët në Kukës: Me PD-në klima e biznesit do

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha, teksa u takua sot me tregtarë të vegjël. Ai dëgjoi shqetësimet e Adelajdës, e cila së bashku me të motrën vazhdojnë studimet e larta.

Ato rrëfyen se shpenzimet nga dyqani i tyre familjar nuk janë të mjaftueshme, ndaj thanë se ndihmë kanë të ardhurat të cilat sigurohen nga babai në emigracion.

“Nëna është e papunë pasi prej gjashtë muajsh PS e largoi nga puna si edukatore”, tha Adelajda.

Flamur Hoxha e siguroi se programi i Partisë Demokratike i kushton vëmendje të veçantë studentëve në familje me të ardhura nën 650 mijë lek në muaj.

Ai u takua edhe me banorë të cilët prej vitesh ushqehen me borxhe dhe lista në dyqane.

Një tregtare e vogël në Kukës tregon se biznesi i saj ndodhet në vështirësi dhe nën presionin e taksave, teksa e kundërta ndodh me biznese të cilat kanë mbështetjen e pushtetit dhe sipas saj punojnë pa liçensë.

Flamur Hoxha i siguroi ata se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike klima e biznesit në Kukës dhe mbarë vendin do të ndryshojë, falë taksës së sheshtë.

“Shqipëria do të fitojë dhe ekonomia do të fitojë”, tha Flamur Hoxha.