TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një prononcim për mediat, Presidenti Ilir Meta, foli për incidentin e ndodhur në zyrat e FRD-së.
Ai tha se në një shtet që funksionon shteti i së drejtës, problematika të tilla zgjidhen me marrëveshje mes palëve, ose në mosarritje të saj, shkohet në gjykatë dhe nuk zgjidhet me dhunë.
Më tej ai shtoi që të ushtrosh dhunë në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion.
“Shqetësimi për tonet e presidenti nuk duhet të eksitojë sepse është një propagandë për të fshehur kapjen totale të shtetit, nëse do të funksiononte shteti, ata që promovuan dhunë ndaj partisë si FRD, sot do të ishin marrë në ndjekje penale për shpërdorim detyre.
Në një vend ku funksionon shteti it ë drejtës, zgjidhet me marrëveshje, ose në gjykatë sikurse ishte e përcaktuar vendi i gjykatës për një çështje të tillë.
Të ushtrosh dhunë edhe në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion.
Presidenca një kala e pakalueshme e demokracisë. Duhet të keni të qartë që falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të 2 marsit që është trefishuar do të rivendoset demokracia”, tha Presidenti.