AKTUALITET, 17 Mars 2021, 16:17

Paloka takim me banorët e Shkallnurit: Në programin e PD-së përfshihen gjithë shtresat!

Paloka takim me banorët e Shkallnurit: Në programin e PD-së

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, ka takuar banorët e Shkallnurit ditën e sotme. Paloka ka siguruar se fitorja e PD në Durrës do të jetë historike.

Ai thotë se, programi i PD është i mirëmenduar dhe përfshin të gjitha shtresat si dhe është i detajuar deri në qindarkën e fundit.

“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike.”

Sakaq Paloka tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike", tha Paloka.