TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij ditën e sotme nga Fieri, Kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe incidentin e ndodhur në Elbasan.
Kreu i shtetit Rama u shpreh se Basha bën viktimën dhe montazhe skuthash duke e shitur ngjarjen krejt ndryshe nga ajo që ndodhi me të vërtetë.
Nga takimi me kandidatët në Apolloni, Rama ka sulmuar nga Fieri kryedemokratin Lulzim Basha për takimet elektorale në disa qytete dhe grumbullimet referuar pandemisë.
“Shqiptarët të mos jenë tolerant në opinionin e tyre në këto shfaqje të kujtojnë shfaqjet e viteve ’90 duke hipur në makina, si në festë, si ajo në Elbasan. Dhe pastaj bëj edhe viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron aty.
Dhe me montazhe skuthash krijon ide të kundërt me atë që ka ndodhur që nuk kishte asnjë lidhje me mua dhe ne që ishim aty.
Provokime të panevojshme, të pavend në këtë kohë kur ne do i bëjmë ato që duhet të bëjmë për të fituar këtë ndeshje por nuk do të harrojmë se është një ndeshje më e madhe që zhvillohet sekondë për sekondë për jetën.
Po shohim dritë më në fund”, tha Rama.