LIFESTYLE, 2 Mars 2018, 13:37

DiCaprio dhe Pitt do të luajnë bashkë në një film të Quentin Tarantino

DiCaprio dhe Pitt do të luajnë bashkë në një film
Aktorët Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt do t’i shohim bashkë në një film dramë nga Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”. Filmi flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson, që ka ndodhur në Los Angeles në vitin 1969, ku DiCaprio do të luajë rolin e Rick Dalton dhe Brad Pitt si, Cliff Booth. Tarantino tha se ka punuar me këtë skenar për pesë vjet, dhe se ka qenë vetëm 17 vjeç, në kohën e vrasjeve famëkeqe në LA.

“Unë jam shumë i emocionuar të tregoj këtë histori të një Los Angeles-i dhe një Hollivudi që nuk ekziston më”, shtoi ai.

Margot Robbie, e cila ka luajtur me yllin DiCaprio në “The Wolf Of Wall Street”, është kërkuar nga Tarantino për të luajtur rolin e Tate, njoftoi Deadline verën e kaluar. Por muajin e kaluar, Robbie tha për “The Hollywood Reporter” se ‘asgjë nuk është zyrtare’ në aspektin e filmit dhe se ajo do të vriste për të punuar me Tarantino-n. Regjisori fitues i çmimit Oscar ka punuar në të kaluarën, me DiCaprio-n në vitin 2012 në filmin “Django Unchained” dhe me Pitt në “Inglourious Basterds” të vitit 2009. “Once Upon a Time in Hollywood” është planifikuar të dalë më 9 gusht 2019, datë që përkon me 50 vjetorin e vrasjeve të Charles Manson të orkestruara në verën e vitit 1969. [gallery ids="76399,76400,76401,76402"]