TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Durrësit ka proceduar penalisht kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik (IMT) Durrës, Artur Çela, per te cilin dyshon se ka konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata Durres, sot në daten 10.04.2018 vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal ndaluese dhe shtrenguese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi per të qëndruar ne ambientet e IMT-se Durrës”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 te K.Pr.Penale.
Sipas njoftimit, ky vendim i gjykatës u ekzekutua po sot.
HETIMI
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nisë procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.